Flash News

Ditari i Opozitës

"Foltorja 2"/ Lela: Opozita është e vetmja rezistencë, sistemi po bëhet gjithnjë e më pak demokrtik

"Foltorja 2"/ Lela: Opozita është e vetmja rezistencë,

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela ka folur për Foltoren që do të mbahet para Kryeministrisë nga opozita.

Në një lidhje direkte për News24, Lela tha se opozita ka bërë detyrën e saj si instrument si njësi institucionale të një sistemi që po bëhet gjithnjë e më pak demokratik.

Lela deklaroi se opozita është e vetmja rezistencë.

“E para opozita nuk duhet ta harrojmë prej asnjë moment. Prej rezistencës së opozitës dhe prej denoncimeve kanë ndodhur këto që kanë ndodhur. Shembull është pozicioni juridik i Veliajt, ashtu dhe pozicioni juridiku penal i Ballukut. Opozita nuk rresht të përsëritur atë që është krye fakti i vërtet përveç Veliajt dhe Balluku, janë dhe shumë të tjerë me ata. Problemi ka vetëm një tipar tipologjinë fytyrën e Ramës. Kërkesat e opozitës bashkohen me rezolutat e CDI-së.

Një qeveri teknike pa Ramën për të mundësuar zgjedhje të vërteta. Në këtë kuptim opozita ka bërë detyrën e saj si instrument si njësi institucionale të një sistemi që po bëhet gjithnjë e më pak demokratik. Opozita është e vetmja rezistencë”, deklaroi Lela.

Të fundit