Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’, Berisha: Në 8 vite Shkodra më e diskriminuara në investime nga qeveria, për Ramën Veriu nuk ekziston

‘Foltorja’, Berisha: Në 8 vite Shkodra më e diskriminuara

Ish kryeministri Sali Berisha ka nisur të mbajë fjalën e tij me demokratët në Shkodër, qytet ku u ndal ‘foltorja’ e radhës e ish lideri të PD.

Në fjalën e tij, Berisha tha se Shkodra është qyteti më i diskriminuar në investime nga qeveria gjatë 8 viteve të fundit. Sipas Berishës, për kryeministrin Edi Rama Veriu nuk ekziston.

Unë vij këtu pasi Shkodra dhe Shqipëria përjetoi gjatë 8 viteve të regjimit të Ramës një diskriminim të atillë që asaj nuk ia ka bërë kurrë asnjë pushtues tjetër.

Qëndrimi i qeverisë ndaj Shkodrës nuk do ta gjeni në histori qeveri që tju ketë diskriminuar më shumë në investime se qeveria e Ramës.

Po vija nga Tirana, gjysmë ore për të kaluar 7 km grykë shisheje. Për të veriu nuk ekziston. Sot regjimi i Ramës i katandisi shqiptarët nga qytetarët me rrogat më të larta po në rajon, në më të ulëta edhe se Kosova.

Shkodra ka njohur arrestimet më të mëdha 45-46 nga regjimi i Hoxhës. Numri më i madh i arrestimeve ishte në 2015 kur u arrestuan qytetarë për fatura të dritave dhe ujit. Urdhëronte për të arrestuar qytetarët që i kishte katandisur në pamundësinë e pagesës.

Pse në 8 vite Rama ndërtoi gjithsej 34 km autostradë, gjysmë të përfunduara. 8 fishoi çmimin e punimeve publike, 15 fishi tenderat sekrete, borxhi kaloi në mbi 80%.

Sistemi shëndetësor shkon drejt shpartallimit, Shqipëria shënon rekord të vdekjeve nga pandemia. Sistemi arsimor po ashtu, Shqipëria është kthyer në delen e zezë në Europë”, u shpreh Berisha.

Të fundit