Flash News

Ditari i Opozitës

"Foltorja" e 5-të, Lela: Protestën nuk e 'thërret' opozita, por skandalet e qeverisë

"Foltorja" e 5-të, Lela: Protestën nuk e

Drejtori i komunikimit të PD, Alfred Lela deklaron se protesta e radhës e PD para Kryeministrisë nuk është 'thirrur' nga opozita, por nga skandalet e shumta që detyrojnë qytetarët të dalin për të kërkuar drejtësi.

" Në një fare mënyre mund të thuhet se protestën nuk e thërret opozita, e thënë kjo në mënyrë simbolike, e thërrasin skandalet e shumta dhe nuk ke nga t'ia mbash pa u detyruar që të kryesh rolin si opozitë.

Edhe pse është periudhë festash, pak atipike për organizimin e një proteste. Protesta është zëri i domosdoshëm i daljes, i rezistencës, i qëndrimit kundër skandaleve të cilat nuk kanë të reshtur.

Përtej retorikës politike, unë mendoj se nevoja e qytetarëve është e përbashkët", u shpreh Lela në “Ora News”.  

Të fundit