Flash News

Ditari i Opozitës

'Foltorja' e Beratit/ Demokrati nxjerr shishen me raki dhe ngre dolli për Berishën

'Foltorja' e Beratit/ Demokrati nxjerr shishen me raki dhe ngre dolli

Ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi sot 'Foltoren' e radhës në qytetin e Beratit.

Në momentin e diskutimit me qytetarët, njëriu prej tyre ka bërë një gjest të veccantë për të vlerësuar mundin dhe sakrificat e ish-kryeministrit. Qytetari nxorri një shishe me alkool nga xhepi dhe ngriti një dolli për Berishën.

“Basha haram e paç mundin tim në çadër që u plevitosa dhe para parlamentit që u helmuam. Zoti Basha hiqe këmborën se nuk e tund dot. Kam një dolli për doktor Berishën. Doktor një dolli për ty se ti nuk je një politikan shëmbullor sepse je një baba shembullor, një burrë shembullor dhe po e pi këtë dolli sepse princesha jote e di që burrat nuk mbajnë fasoletë por shami”, tha demokrati. Sali Berisha është pritur me entuziazëm nga disa mbështetës të tij në Berat. Një prej tyre është shprehur se Basha nuk e ka vlerësuar sakrificën e demokratëve në çadër dhe protestat para Kuvendit, ndërsa ka vlerësuar ish kryeministrin dhe ka ngritur një dolli për të. Më falni dy sekonda, kam n jë dolli për doktor Berishën," u shpreh qytetari.

Të fundit