Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ e Berishës, Gjekmarkaj: Nxitur nga interesa personale, por thotë të vërtetën

‘Foltorja’ e Berishës, Gjekmarkaj: Nxitur nga interesa

Pas përjashtimit të Sali Berishës nga grupi Parlamentar i PD-së, deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj u shpreh hapur në mbështetje të Lulzim Bashës.

Në një intervistë për A2 CNN, Gjekmarkaj tha se e sheh “Foltoren” e Berishës si një nismë e nxitur nga interesa personale, por megjithatë pohon se Berisha thotë të vërtetën.

"Filloi këtë lëvizje kur ai u lëndua nga vendimi i Bashës për ta pezulluar nga PD-ja, shtysa është personale. Thotë të vërtetën. Sigurisht që PD-ja ka problem dhe PD-ja nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe pas kësaj PD-ja nuk mund ta vazhdojë më rutinën e zakonshme," tha Gjekmarkaj.

Gjekmarkaj mbështet thirrjen e një Kongresi në PD para Berishës, teksa thekson se përkrahësit e Kongresit duhet të tregohen të kujdesshëm.

"A mund të bëjë Kongres PD-ja? Mund ta bëjë para Kongresit që ka kërkuar Berisha. Mendoj që Basha duhet të shtrijë duart 180 gradë për të gjithë, por edhe të tjerët të kenë dëshirën që të vijnë. Nuk mund të vijnë me thikë për ta ngulur në brinjë, ndërkohë që tjetri do të dojë t’i përqafojë për qëllim të përbashkët, jo interes politik, por pragmatizëm politik," shtoi deputeti i PD-së.

Marrëveshjet e përfolura mes maxhorancës dhe opozitës, Gjekmarkaj nuk i kundërshton duke i cilësuar si diçka normale që ndodhin në politikë.

"Shqipëria ka pasur plot marrëveshje politike. Me këtë nuk dua të nxis marrëveshjen me Ramën, apo të justifikoj marrëveshje që nuk di, por në politikë bëhen edhe marrëveshje me kundërshtarin se ndryshe vendi shkon në prag konflikti. Shqipëria nuk mban konflikte dhe marrëveshje në të mirë të vendit, duhet të ketë një ditë mes palëve," tha Gjekmarkaj.

 

Të fundit