Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha njofton 'foltoren' e radhës, takim sot me shqiptarët në Greqi

Berisha njofton 'foltoren' e radhës, takim sot me shqiptarët

Ish-kryeministri Sali Berisha do të mbajë sot ‘foltore’ me shqiptarët që jetojnë në Greqi. Takimi do të zhvillohet në orën 12:00 në Athinë.

“Ne ora 13:00 me oren lokale ne Greqi dhe ne ora 12:00 me oren tone, mbahet foltore me shqiptaret qe jetojne ne vendin fqinj ne Hotel Divani Caravel, Athine!”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se PD ndodhet në një situatë të trazuar. Pas humbjeve të 6 marsit, deputetët kanë kërkuar dorëheqjen e Lulzim Bashës, ndërsa ky i fundit ka pohuar se do të bëjë gjithçka për të ardhmen e partisë.

Dikur mbështetës të Bashës e sot kundër tij, deputetët kërkuan bashkimin me Komisionin e Rithemelimit. Ish-kryeministri Berisha u shpreh se bashkimi i PD është qëllimi i tij.

Berisha njofton 'foltoren' e radhës, takim sot me shqiptarët

Të fundit