Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ e Berishës, Nishani: Janë mbledhur mbi 70% të firmave për mbledhjen e Kuvendit të PD

‘Foltorja’ e Berishës, Nishani: Janë mbledhur mbi 70%

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se janë mbledhur mbi 70% të firmave të delegatëve  në rang vendi për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD, që sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, do të mblidhet më 11 dhjetor.

Në emisionin “Opinion”, Nishani tha se PD ndodhet në një situatë kritike dhe se në 8 vite ka treguar se është e pa aftë të rrëzojë qeverinë “Rama”.

“Në dijeninë time është mbi 70% në rang kombëtar të delegatëve të kuvendi dhe ajo varion nga 55-56% në disa degë të caktuar deri në 98% në degë të tjera. Problemi më i madh është shqetësimi në situatën ku ndodhet PD, ajo sot  është e pafuqishme për tu siguruar një opozitë reale në vend.

Në bindjen time kjo është në shërbim të sistemit politik në vend. Një gjë do tu them nuk mund të flas për përgjegjësinë e askujt për qeverisjen, por secili prej nesh ka një keqardhje të madhe që 90% të madhe duan të ikin nga vendi. Por, PD dhe Lulzim Basha ka një përgjegjësi të madhe që nuk mund ta rrëzojnë këtë qeverisje”, u shpreh Nishani.

 

Të fundit