Flash News

Ditari i Opozitës

“Foltorja” e Berishës sot në Fier, Noka: Basha presion strukturave të PD-së për ta ndalur

“Foltorja” e Berishës sot në Fier, Noka: Basha presion

Deputeti demokrat Flamur Noka deklaroi se kreu i PD-së Lulzim Basha po ushtron presion mbi drejtuesit politik të PD-së në Fie, me qëllim sabotimin e ”Foltores” së Berishës.

Në një lidhje me Syri Tv, Noka tha se ai së bashkime drejtuesit e tjerë të Fierit do të jenë të pranishëm në takimin e Berishës me demokratët.

“Basha ka thirrur drejtuesit e PD-së në Fier që të jenë nesër në Tiranë. Por asgjë nuk e ndal rrugëtimin e Foltores. Po vazhdon presioni ndaj strukturave të PD për të ndaluar rrugëtimin e Fierit.

Edhe kryetari i Fierit, edhe të tjerët ia kanë bërë të qartë se do e presin Sali Berishën sepse është historia, lavdia dhe suksesi i kësaj partie. Ai është i vetmi që i ka dhënë sukses kësaj partie. Unë do të jem pa diskutim në Fier. Unë jam për një parti më të bashkuar dhe më të fortë.

Takimi i nesërm do të jetë një nga takimet më të shkëlqyera që ka zhvilluar ndonjëherë PD në Fier. Demokratët atje kanë besim dhe shpresë te kjo lëvizje, pasi te lideri aktual ka humbur besimi dhe shpresa,” tha Noka.

Të fundit