Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ e Berishës zhvendoset në Fier, ish-lideri takim të martën me demokratët

‘Foltorja’ e Berishës zhvendoset në Fier, ish-lideri takim

Ish-kryeministri Sali Berisha vijon me takimet maratonë të ‘Foltores’ me synim reformimin e Partisë Demokratike.

Këtë herë ‘Foltorja’ e Berishës do të zhvendoset në qytetin e Fierit. Sipas informacioneve, takimi i Berishës me demokratët do të zhvillohet ditën e martë rreth orës 18:00, pranë ish-Universitetit “Ufo”.

Kujtojmë se aksioni i Berishës për reformimin e Partisë Demokratike, vjen pasi kryedemokrati Lulzim Basha vendosi ta përjashtojë atë nga grupi parlamentar i PD-së.

Në fjalimin e parë të “Foltores” Berisha u shpreh se kjo “është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar më të fortë dhe më të hapur e më të sigurt në të ardhmen e saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë.”

Të fundit