Flash News

Ditari i Opozitës

‘Foltorja’ e Kamzës, Berisha: Qeveria Rama me hajdutë profesionistë, fshihet pas make-up-it të disa zonjave  

‘Foltorja’ e Kamzës, Berisha: Qeveria Rama me hajdutë

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar nga ‘Foltorja’ e Kamzës se Shqipëria qeveriset nga një grup ministrash që vetëm vjedh.

Sipas Berishës, qeveria Rama fshihet pas make-up-it të disa zonjave, ndërsa hedh akuza ndaj ministreve Belinda Balluku, Olta Xhaçës dhe Elva Margaritit.  

Foltorja jonë është mision i madh se vendi sot qeveriset nga një grup i cili nga mëngjesi deri në darkë vjedh, vjedh, vjedh shqiptarët.

Rama ka grupuar në qeveri hajdutët më profesionistë që ka patur vendi në historinë e saj. Për të maskuar vjedhjet monstruoze ka përzgjedhur si maskë make up e disa zonjave.

Beqir Balluku s’ka vjedh as 1/10 e asaj që vjedh mbesa e tij, e cila nuk zbaton ligj as rregull por shpall tendera për unazën me dyfishin e çmimit të tunelit të Krrabës, 25 mln euro kur është ndërtuar me 14 mln euro km.

Ministrja e Jashtme që ka dalë nga piramidat, sa ishte e Mbrojtjes 460 ha tokë bregdeti ia mori ushtrisë.

Ministrja e Kulturës shiti lahutën serbëve, çiftelinë të tjerëve vegla që krijuam kulturën kombëtare. I shkruan Neritan Cekës se koha jote mbaroi. Sot është koha e hajdutëve që shkelin mbi kulturën kombëtare.  

Kjo qeveri gjithçka bën për mjerimin e shqiptarëve, se të varfrit sundohen kollaj dhe do të përzejë masivisht rininë nga Shqipëria.

Sot shqiptarët janë të parët në Europë për braktisjen nga vendi i tyre. Foltorja ka rikthyer shpresën dhe po i bashkohen asaj për të përmbysur regjimin”, u shpreh Berisha.

Të fundit