Flash News

Ditari i Opozitës

Foltorja në Kamëz, Alimehmeti: Një shtet matet me rininë, sot ajo po ikën

Foltorja në Kamëz, Alimehmeti: Një shtet matet me rininë,

Demokrati Ilir Alimehmeti ka kritikuar qeverinë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët dhe simpatizantët në Kamëz, ku po mbahet sot turi i Foltores.

Në praninë e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Alimehmeti u ndal te ajo që e cilësoi si dështim të shtetit në tre shtyllat bazë: arsimin, shëndetësinë dhe sigurinë, duke theksuar se largimi i rinisë është treguesi më i qartë i mungesës së shpresës dhe duke bërë thirrje për bashkim forcash më 10 shkurt.

"Jetojmë në një shtet ku janë harruar tre shtyllat bazë: arsimi, shëndetësia dhe siguria. Arsimin dhe shëndetësinë e dini vetë se ku është, sigurinë e dini vetë po ashtu. Nëse policia merr peng njerëz, ku është siguria? Nëse rrugët bien e rrëshqasin, ku është siguria? Kur shkojmë në spital ka apo s’ka ilaçe, ku është siguria?

Një shtet e masim me rininë: e sheh të ardhmen këtu apo ikën? Nëse rinia ikën, ajo ia vë notën qeverisë. Nëse ikin, i thonë qeverisë se ke notë mbetëse. Nuk je më shpresë. Prandaj më 10 shkurt duhet të bashkojmë çdo forcë, sepse përballë Edi Ramës nuk ka rrugë tjetër veç forcës, përgjigjes së qëndrueshme dhe të përshkallëzuar", tha Alimehmeti. 

Të fundit