Flash News

Ditari i Opozitës

Foltorja/ Zhupa dënon dhunën e policisë ndaj Lapajt: Sheshi është i të gjithëve

Foltorja/ Zhupa dënon dhunën e policisë ndaj Lapajt: Sheshi

Deputetja e PD, Ina Zhupa ka reaguar kundër largimit nga policia të Adriatik Lapajt dhe mbështetësve të tij, të cilët prej një jave qëndronin në trotuarin para Kryeministrisë, por sot u spostuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë foltores së radhës së Partisë Demokratike, Zhupa theksoi se sheshi i qytetit është i përbashkët dhe veçanërisht i atyre që ngrihen kundër kryeministrit Edi Rama.

Ata që zgjedhin të protestojnë dhe të flasin në emër të shqiptarëve që përballen çdo ditë me vështirësitë e tyre, meritojnë mbështetjen tonë. Unë mbështes edhe protestën ‘Shqipëria Bëhet’ dhe dënoj çdo formë dhune të ushtruar nga policia, sepse sheshi është i të gjithëve”, deklaroi deputetja.

Të fundit