Flash News

Ditari i Opozitës

Fondet e IPARD kalojnë tek inceneratori i Tiranës, Balliu: Skandal! Bujqësia në krizë, qytetarët kanë ulur konsumin

Fondet e IPARD kalojnë tek inceneratori i Tiranës, Balliu: Skandal!

Shefi organizativ në PD, Klevis Balliu ka reaguar pas publikimit të dokumentave, të cilat vërtetonin se inceneratori i Tiranës merr indirect dondet e IPARD të BE-së, që janë për bujqësinë.

Ai thekson se ky është një skandal që vjen në një kohë, që bujqësia është në krizë dhe çmimet për qytetarët janë rritur.

“Ndërkohë që bujqësia është në krizë, çka ka sjellë dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve për qytetarët, duke ulur kështu edhe konsumin dhe duke rrezikur me mijëra biznese në këtë sektor për tu falimentuar, paratë të cilat BE akordon në ndihmë të sektorit të bujqësisë i kalojnë inceneratorëve”, shkruan Balliu.

Të fundit