Flash News

Ditari i Opozitës

Fondet e partive politike, Spaho: Iniciativë idiote për të poshtëruar deputetët

Fondet e partive politike, Spaho: Iniciativë idiote për të

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpërndau dje fondin vjetor të partive politike, në prag të nisjes së fushatës zgjedhore të 14 majit. Nga 345 milionë lekë që KQZ ndau për të gjitha partië politike, rret 1 milionë lekë i kaluan PD-së së Alibeajt.

Deputeti demokrat Edmond Spaho kërkoi sot nga Kuvendi të ridiskutohej projektvendimi për fondet e partive politike të cilat angazhohen në zgjedhje. Spaho kërkoi që paratë e dhëna nga KQZ t’i shërbejnë qëllimit të parashikuar në buxhet.

Spaho ironizoi Ballën duke thënë se flet njëjtë si në librin “Si u kalit çeliku”.

“Ky projektvendim u diskutua edhe në Komisionin e Ekonomisë. Jam shprehur kundër dhe kërkoj të ridiskutohet, sepse sikurse e parashikon edhe Kodi Zgjedhor, këto para duhet të shkojnë për ata që angazhohen në fushatë zgjedhore. Në rastin konkret, këtu jepen para për individë, për grupe, të cilët nuk marrin pjesë në fushatë zgjedhore dhe kjo nuk është e drejtë. Paratë duhet të shërbejnë për qëllimin për të cilin janë parashikuar në Buxhet, ndaj do të kërkoja që ky projektvendim të debatohet.

Më vjen shumë keq kur dëgjoj kryetarin e Grupit parlamentar të mazhorancës që shprehet se “nuk duam para për zgjedhjet, do t’i mbjellim pemë”!!! Po paratë, ku do t’i gjejmë pastaj, t’i marrim nga krimi i organizuar?! Kjo i ngjan të folurës pastaj si te libri “Si u kalit çeliku”. Domethënë, iniciativë më idiote dhe më qesharake nuk mund të gjendet, për ta poshtëruar dhe shkelur me këmbë deputetin, që të renditet baras me një përgjegjës sektori në ministri”, tha Spaho.

Të fundit