Flash News

Ditari i Opozitës

“Fondet janë ulur me 30-40 %”, Berisha: Universitetet po reduktohen në nivelin e shkollave të mesme

“Fondet janë ulur me 30-40 %”, Berisha: Universitetet po

 Kreu i PD, Sali Berisha ka kritikuar buxhetin e arsimit për vitin e ardhshëm.

Në një diskutim me ekspertë dhe drejtues të Departamenteve të Arsimit, Shëndetësisë, Çështjeve Sociale, Rinisë dhe Kulturës, Berisha thotë se buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar.

Berisha: Buxheti i arsimit është, buxheti defakto i rrënimit të arsimit universitar.

Një ulje dramatike e investimit në fushën e kërkimeve.

Faktikisht universitetet tona po reduktohen në këtë mënyrë, pa kërkimin shkencor në nivelin e shkollave të mesme.

Është dramatike.

Një universitet e mban kërkimi shkencor. E dallon nga një shkollë e mesme, përpara së gjithash kërkimi shkencor i pedagogëve, studentëve.

Një fakultet mjekësie e dallon nga një shkollë e mesme shëndetësie, kërkimi shkencor.

Fondet janë ulur me 30-40 %, ndonëse kanë qenë minimale.

Ankohen se universitetet nuk i administrojnë mirë. Kujt i ankohen, ata i kanë dërguar aty, bordet dhe kancelarët i emëron qeveria.

Unë nuk jam që të mos miradministrohen fondet, por faktikisht nuk administron gjë, për ti bërë objekt kritikash.

Të gjitha këto i bëjnë kancelarët dhe bordet e qeverisë.

Ndaj dhe sigurisht ju do të bëni një analizë më të gjerë, por shifrat e këtij buxheti janë dramatike për dy sektorë jetikë të mbarë shoqërisë tonë.

Të fundit