Flash News

Ditari i Opozitës

“Forumet e Alibeajt janë inekzistente”, Baçi: Ai është i shitur kokë e këmbë tek Rama

“Forumet e Alibeajt janë inekzistente”, Baçi: Ai

Vendimi i Gjykatës së Apelit për t’ia kaluar çështjen e vulës së Partisë Demokratike, asaj të Shkallës së Parë, ka ngritur mjaft tensione mes opozitës. Deputeti i kësaj force politike, Luan Baçi në një intervistë për televizionin “Euronews Albania” e ka cilësuar Enkelejd Aibeajn si një turp të vërtetë  dhe se do të mbahet mend si njeriu që dëmtoi më shumë PD-në.

“Është për të ardhur keq kur themi do mbledhë Alibeaj forume. Forumet e Alibeajt janë inekzistente, për arsye se të gjitha ata që kanë qenë, janë larguar. Alibeaj çfarë ka bërë tashmë? Ka gjetur individë pa lidhje fare, i ka marrë i ka regjistruar, u thotë; ju jeni Kryesi, ti je në Këshillin Kombëtar."

"Ai është një amalgam, është një trup i vërtetë. Alibeaj do të mbahet mend në historinë e Partisë Demokratike, si njeriu që ka dëmtuar më shumë Partinë Demokratike nga kushdo tjetër dhe si një njeri që absolutisht, me veprimet e tij të ndërgjegjshme, e dëmton Partinë Demokratike dhe i shitur te Edi Rama kokë e këmbë”, theksoi ai.

 

 

Të fundit