Flash News

Ditari i Opozitës

Forumi Rinor i PD thërret protestë në Tiranë më 8 dhjetor: S’kemi luksin të festojmë!

Forumi Rinor i PD thërret protestë në Tiranë më 8

Forumi Rinor i Partisë Demokratike ka bërë thirrje për një marshim-protestë në Tiranë më 8 dhjetor, duke përkujtuar lëvizjen e studentëve të 8 Dhjetorit 1990 që solli pluralizmin në Shqipëri. Protesta, e cila do të nisë në orën 11:00 nga Qyteti Studenti dhe do të ndalojë përpara Kryeministrisë, ka për moton "S’kemi luksin të festojmë".

Në njoftimin e FRPD-së theksohet se rinia shqiptare nuk mund të konsiderojë këtë ditë si festë, duke u përballur me eksodin dhe kriminalizimin masiv gjatë 11 viteve të qeverisjes së Edi Ramës. Ata ftojnë të rinjtë që ndjejnë se janë të ekspozuar ndaj pasigurisë dhe padrejtësisë, të bashkohen në këtë marshim, duke mos i lënë protestat vetëm për prindërit e tyre.

Ky marshim do të jetë një thirrje për të rinjtë që të ndalojnë indiferencën dhe të ngrihen për të mbrojtur të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

 

Të fundit