Flash News

Ditari i Opozitës

Forumi Rinor i PD voton nesër kryetarin e ri, Berisha: Proces me rëndësi të madhe

Forumi Rinor i PD voton nesër kryetarin e ri, Berisha: Proces me

Nesër Forumi Rinor i PD zgjedh kryetarin e ri.

Kreu i PD, Sali Berisha në një postim në Facebook, zbardh detajet e procesit dhe e cilëson këtë proces të një rëndësie të madhe

“Ditën e nesërme, 1 Tetor 2022, mbahen zgjedhjet për Lidershipin e ri të FRPD në të gjithë Shqipërinë.

Qendrat e votimit janë të ndara sipas degëve të Partisë Demokratike. Orari i votimit do të jete nga ora 08:00 deri në 18:00.

Procesi i zgjedhjeve në FRPD ka një rëndësi të madhe për forcën politike ku të gjithë ne aderojmë. Vota na bashkon të gjithëve dhe e nesërmja do të jetë një ditë bashkimi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në FRPD falenderon të gjithë kandidatët dhe iu uron suksese në garën e nesërme!”, shkruan Berisha.

Në garë për kreun e ri të FPRD-së janë, Alesia Balliu, Arnold Kariqi, Artion Barjamaj, Barbara Doda, Besart Xhaferi dhe Mariglend Doçi.

 

Të fundit