Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Argita Malltezi proteston para bashkisë me një mesazh të veçantë

Foto/ Argita Malltezi proteston para bashkisë me një mesazh të

Argita Malltezi, vajza e liderit të opozitës, Sali Berisha, ka zgjedhur të protestojë para Bashkisë së Tiranës me një mesazh të veçantë.

Malltezi mbante veshur një bluzë të stampuar me mbishkrimin: “Lironi liderin e opozitës” dhe bashkangjitur foton e Berishës.

Në fjalën e saj, Malltezi tha se reagimi popullor do të shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kthyer në një ‘kancer’ për shoqërinë dhe çeljen e një sistemi që do të shërbejë për rritjen e fëmijëve.

“Ju shihni si zullumi është trashur aq shumë sa ka arritur përmasa të pa konceptueshme më parë. Para të shkojnë në xhepat e zyrtarëve. Nuk keni parë ndonjë hetim nga SPAK për Veliajn. Tentativa për të minimizuar veprën penale në shpërdorim detyre. Kjo është vjedhje.

Protesta dhe reagimi popullor do shërbejë për rrëzimin e sistemit që është kancer për shoqërinë, por edhe për çeljen e një sistemi për të gjithë at që duan të rrisin fëmijët në Shqipëri. Kam shpresë së protesta do mbështetet gjerësisht. Ky është kryebashkiak që do të jetë kryeministër. Nëse doni një kopje të shëmtuar të Ramës në pushtet atëherë mos reagoni”, deklaroi Malltezi.

Të fundit