Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Bardhi rrëzon propagandën e SPAK: Asnjë fletëthirrje për Berishën, inskenim nga PS

Foto/ Bardhi rrëzon propagandën e SPAK: Asnjë fletëthirrje

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike i është përgjigjur Prokurorisë së Posaçme, e cila deklaroi se Sali Berisha ishte njoftuar me një fletëthirrje të dërguar në selinë blu dhe në Kuvend, për t’u paraqitur në SPAK.

Kreu i grupit demokratik, Gazment Bardhi ka hedhur poshtë deklaratën e SPAK-ut dhe ka publikuar një foto ku duket se kutia postare e Berishës në Kuvend, është bosh, çka do të thotë se nuk ka pasur asnjë njoftim nga SPAK.

Bardhi shpreh keqardhje për keqpërdorimin politik të SPAK dhe propagandën.

REAGIMI:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka dërguar asnjë njoftim drejtuar Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe për pasojë stafi politik i grupit nuk ka patur çfarë të refuzojë.

Referimi nga SPAK i një gënjeshtre të thënë nga Kuvendi i Shqipërisë meriton vetëm përbuzje. Vetë SPAK ishte në dijeni të faktit se nuk ka dërguar ndonjë njoftim drejtuar Grupit tonë Parlamentar dhe për pasojë nuk mund të keqinformojë median mbi fakte të shtrembëruara për interesa politike nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Po ashtu, Prokuroria e Posaçme apo vetë Kuvendi është në dijeni të rolit dhe përgjegjësive të një grupi parlamentar dhe stafeve të tyre politike, ku “ofrimi i shërbimeve postare” nuk hyn në fushën tonë të përgjegjësisë!

Rezulton e provuar se në kutitë postare të asnjë deputeti të grupit tonë parlamentar, që ndodhen brenda ambienteve të Kuvendit, nuk ka të depozituar asnjë njoftim të dërguar nga SPAK nga ana e administratës së Kuvendit të Shqipërisë.

Sa më lart, shprehim keqardhje për keqpërdorimin politik të Prokurorisë së Posacme, për propagandë dite të inskenuar nga mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.  

 

Të fundit