Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët politikë përdorën punësimet në administratë përkundrejt votave

Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar të dhëna skandaloze që patronazhistët kanë marrë nga qytetarët.

Berisha tha nga konferenca me gazetarët se të dhënat e qytetarët të cilët kanë kërkuar punë në këmbim të votave, janë pëdorur nga Belinda Balluku në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha: Ne disponojmë regjistrat e dhjetëra mijëra mercenarëve që marrin rrogat nga taksapaguesit e qytetarëve dhe bëjnë policin elektoral. Bëjnë patronazhistin. Kryejnë krimin e shëmtuar.

Ata janë masivisht zyrtarë të administratës, janë zyrtarë të institucioneve të ashtuquajtura të pavarura, janë në polici, gjykata, prokurori, janë në ndërmarrjet publike. Laptopi i Lubisë në Fier është sjellë si shembull këtu.

Çfarë paraqet?

Këtu janë të dhënat ku punojnë terroristët elektoralë që i përdori Lubi Balluku për zgjedhjet. Vazhdo, urdhëroni. Pozicioni ku punojnë. Shef shërbimi, laborante, infermiere, arkëtar provizor, specialist i lartë... Vazhdojmë... Drejtor kabineti, kryespecialist, përgjegjës sektori. Përgjegjës operativ.

Shikoni se si edhe sanitarë mund të gjeni këtu, se si Lubi Balluku në mënyrë kriminale e shndërroi të gjithë administratën shtetërore në Fier në polici politike.

Aa tani, këta terroristë politikë, kjo polici politike përdorin premtimet, miklime. Për dy vjet pension, kërkon sanitare. Shikoni si lozin me hallet e njerëzve. Urdhëroni votën tani.

Kërkon të ndryshojë punën se është i pakënaqur. Kërkon pastruese shkolle nëse është mundësia. Tjetra. E kanë hequr nga puna në bashki. I është premtuar zgjedhjet e kaluara nga kryetari dhe nuk i është zgjidhur problemi i punësimit. Kërkon punë në çfarëdolloj pune që ka në bashki. Por në bashki.Ka bërë kurs për grafik dizajn.

Këta fushatën e kanë fushatë punësimesh.

Është anëtar përfaqësues i një fisi me 21 votues. I është premtuar më parë punësim në kopsht dhe çerdhe dhe kjo sjellje ka sjellë distancimin. Kërkon në gjelbërim. Ja ku zbresin këta. Kërkon në kopshtin numër 2. Punësim i Brunildës pasi e kanë gënjyer shumë për punësim. Kërkon sanitare në bashki. Shitës ambulant ka punuar, kërkon të punësohet në çfarëdo lloj pune.

Albpetroli i tëri. Është një tjetër. Ajo ku burgu nga i pari tek i fundit PS. Nga i pari tek i fundit punonjës i burgut. Siç e shihni kemi të bëjmë me një kriminalizim elektoral jashtë çdo lloj përmase. Një aspekt tjetër i shëmtuar i narkoshtetit.

Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: TerroristëtFoto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët Foto/ Berisha denoncon skandalin nga laptopi i Ballukut: Terroristët 

Të fundit