Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Ironia e deputetes demokrate me projektin e Portit të Durrësit

Foto/ Ironia e deputetes demokrate me projektin e Portit të Durrësit

Marrëveshja për Portin e Durrësit, i cili sipas qeverisë do të kthehen në një investim luksoz në të mirën e vendit, është kthyer në temë debatesh dhe diskutimesh të ashpra, që ka sjellë jo rrallë herë përplasjen mes maxhorancës dhe opozitës.

Epike ka qenë ironia e deputetes demokrate Flutura Açka në seancën plenare të Kuvendit. Në një fletë formati të bardhë, Açka ka shkruar ‘Durrës Porta Potty’ dhe ja ka drejtuar deputetëve të Parlamentit.

Në njëfarë mënyre, Açka ka dhënë komentin e saj mbi marrëveshjen për Portin e Durrësit, e cila planifikon ndërtimin e pallateve dhe jahteve luksoze.

Kujtojmë se ‘Dubari Porta Potty’ u shfaq si fenomen muaj më parë. Ishte një skandal që përfshiu Dubain ku sipas raportimeve globale, vajzat eskorta detyroheshin të bënin gjithçka për sheikët kundrejt parave.

Të fundit