Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Kundërpërgjigje Xhaçkës, deputeti demokrat shkon në Kuvend me çadër plazhi

Foto/ Kundërpërgjigje Xhaçkës, deputeti demokrat shkon

Deputeti demokrat Asllan Dogjani ka hyrë në ambientet e Kuvendit në një mënyrë të veçantë. Dogjani është shfaqur me një çadër plazhi, duke simbolizuar vjedhjen e pronave që po bëhet në bregdet.

Për mediat, Dogjani kërkoi nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla dhe Komisioneri për Diskriminim të marrin masa ndaj gjuhës që ish-ministrja Olta Xhaçka përdori kur tha se njerëzit nga malet nuk mund të marrin çadrat e të shkojnë në bregdet.

“Të gjithë jemi njëlloj, jemi shqiptar në Kosovë e Shqipëri. Për të justifikuar vjedhjen e pronave është e dënueshme. Kam marrë këtë çadër në mënyrë simbolike që të sensibilizohet opinion që gjuhë e tillë të mos përdoret më. Kërkoj nga Nikolla dhe komisioneri për diskriminimin që paguehen nga taksat që të marrin masa ndaj kësaj gjuhe të përdorur nga deputetët. Doja të hyja me këtë çadër në Parlament për ta vendosur aty ku ulet Xhaçka”, tha ai.

Foto/ Kundërpërgjigje Xhaçkës, deputeti demokrat shkon Foto/ Kundërpërgjigje Xhaçkës, deputeti demokrat shkon 

Të fundit