Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Me shtrëngime duarsh dhe të buzëqeshur, momenti kur demokratët i drejtohen selisë blu

Foto/ Me shtrëngime duarsh dhe të buzëqeshur, momenti kur
Në fot/ Flamur Noka dhe Xhelal Mziu

Partia Demokratike ka mbledhur Kryesinë e Grupit Parlamentar një ditë para nisjes së legjislaturës së re.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur demokratët në orën 18:30. Të pranishëm janë kreu i demokratëve Basha, kryesia dhe drejtuesit politikë të qarqeve.

Pak para nisjes së mbledhjes, aparatët fotografikë kanë fokusuar deputetët e dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, të cilët i drejtohen selisë blu. Drejtuesi politik i Kamzës në zgjedhje, Flamur Noka shfaqet duke shtrënguar dorën me Xhelal Mziun, deputet dhe drejtues politik për Qarkun e Dibrës.

Në mesin e politikanëve, duken edhe Tomor Alizoti, Belind Këlliçi, si dhe Edmond Spaho dhe Ervin Salianji të dy të zgjedhurit e Qarkut të Korçës.

Mbledhjes së Partisë Demokratike në prag të nisjes së Kuventit të ri.  nuk i kanë munguar as figurat femërore. Oriola Pampuri dhe Albana Vokshi i janë drejtuar selisë blu.

Kujtojmë se nesër mblidhet për herë të parë Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit, i cili do të ndahet në dy seanca. Seanca e parë nis në orën 10:00 me verfikimin e mandateve dhe betimi i deputetëve do të bëhet në orën 17:00.

Të fundit