Flash News

Ditari i Opozitës

Foto/ Pas dyerve të blinduara, hiqen edhe logot e dyerve nga selia e PD

Foto/ Pas dyerve të blinduara, hiqen edhe logot e dyerve nga selia e PD

Logot e vendosura në xhamat e dyerve të selisë blu, kanë filluar të hiqen sot. Pak ditë më parë, filloi edhe heqja e dyerve të blinduara nga brenda selisë.

Blindet ishin një masë që Lulzim Basha e mori për t’u mbrojtur nga protestuesit e 8 janarit. Pas largimit të Bashës nga kreu i PD, ka filluar edhe “spastrimi” i selisë.

Me vendim të gjykatës, Kuvendi i 11 Dhjetorit u shpall legjitim me të gjitha vendimet e marra duke i dhënë kështu juridikisht selinë blu Komisionit të Rithemelimit.

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe përfaqësues të ‘Rithemelimit’ zhvilluan dje dhe sot takime me njëri-tjetrin. Komisioni pranoi të njohë Enkelejd Alibeajn si kreun e grupit parlamentar të PD.

 Foto/ Pas dyerve të blinduara, hiqen edhe logot e dyerve nga selia e PD Foto/ Pas dyerve të blinduara, hiqen edhe logot e dyerve nga selia e PD Foto/ Pas dyerve të blinduara, hiqen edhe logot e dyerve nga selia e PD

Të fundit