Flash News

Ditari i Opozitës

Fotoja Beci-Kraja, Berisha: Xhelati i sigurimit të shtetit, nuk duhej të ishte në SPAK

Fotoja Beci-Kraja, Berisha: Xhelati i sigurimit të shtetit, nuk duhej

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar gjatë konferencës së shtypit ditën e sotme edhe për takimin që kreu i Bashkisë Shkodër ka zhvilluar me ish drejtuesin dhe prokurorin e SPAK Arben Kraja.

Teksa e cilësoi Krajën xhelat të Sigurimit të Shtetit, Berisha tha se ai nuk duhej të ishte pjesë e SPAK, pasi është shkarkuar në vitin 1995.

"I kam shprehur të gjitha qëndrimet për të. Ai është një xhelat i sigurimit të shtetit, që nuk mund të ishte kurrë aty ku është. Kurrë. I shkarkuar nga ligji i qeverisë së PD në 1995-1996. Unë e pashë atë, por asaj do ti vijë radha. Gjërat janë me radhë, jo të gjitha përnjëherë.Ju e patë se çfarë hetimi bëhet aty. Hetimi tejkalon çdo punë. Atë e kam denoncuar në mënyrë të përsëritur.

Me atë çështje do të merrem, por me radhë, nuk e kaloj radhën unë", u shpreh Berisha.

Të fundit