Flash News

Ditari i Opozitës

Fotoreporteri i njohur në protestën te "Rruga e Lirisë": Një popull që hesht është i destinuar të zhbëhet

Fotoreporteri i njohur në protestën te "Rruga e

Fotoreporteri i njohur, Feliks Bilani ishte sot pjesë e protestës që po zhvillohet kundër arrestimit të liderit të opozitës, Sali Berisha.

Në fjalën që mbajti, ai tha se Rama po shtrëngon litarin e bukës për të shtypur shqiptarët dhe prandaj reagimi është më i domosdoshëm se kurrë.

"Konica tha më mirë të shtrëngojmë rripin me dinjitet, se sa tërë jetën të ulërasim për bukë, Rama atë po bën, litarin e bukës, pasi Shqipërinë e dha të gjithën me koncesion, vendi është ndarë mes Ramës dhe Veliajt se kush vjedh më shumë.

Një popull që hesht është i destinuar të zhbëhet, një popull që flet është i destinuar të jetojë në liri. E vërteta është drita që ndriçon errësirën, zëri që denoncon padrejtësinë dhe forca që kundërshton shtypjen, a mos vallë kjo është ajo që Berisha po bën nga 10 vite, atëherë të gjithë bashkë mund ta rrëzojmë Ramën dhe le të nisi çdo gjë nga kjo rrugicë."

               

Të fundit