Flash News

Ditari i Opozitës

Fredi Beleri fiton Himarën, Dule: Populli foli, presim procesin gjyqësor

Fredi Beleri fiton Himarën, Dule: Populli foli, presim procesin

Fredi Beleri u shpall fitues i Bashkisë së Himarës, duke mposhtur kandidatin socialist Jorgo Goro.

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka reaguar pas fitores së Belerit duke thënë se populli foli për triumfin e Belerit, pavarësisht pengmarrjes.

Dule tha se Beleri do të ulet shumë shpejt në karrigen e kryetarit të bashkisë.

“E prisnim këtë fitore. Me arrestimin e Belerit që në fakt është pengmarrje e Belerit. Por populli foli, dhe kjo është triumf për Belerin. Një faqe e re po çel për Bashkinë e Himarës. Beleri do të jetë shumë shpejt në krye të detyrës në krye të Bashkisë.  Beleri e mori lajmin.

Tani pritet procesi gjyqësor për Belerin nëse ky i fundit do të ulet në karrigen e kryetarit të Bashkisë së Himarës  apo në këtë Bashki do të zhvillohen sërish zgjedhje të tjera”, tha Dule.

Të fundit