Flash News

Ditari i Opozitës

Frikë nga shkarkimi? Nga Berisha te Nishani, Basha fshin në heshtje “armiqtë” nga Këshilli Kombëtar

Frikë nga shkarkimi? Nga Berisha te Nishani, Basha fshin në heshtje

Situata e krijuar brenda Partisë Demokratike pas humbjes së zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ka nxitur kryedemokratin Lulzim Basha të marrë masat, për t’i paraprirë një mocioni të mundshëm mosbesimi në Këshillin Kombëtar të partisë.

Kjo pasi, pjesa dërmuese e deputeteve i kanë kërkuar dorëheqjen dhe krijimin e zgjehdjeve të reja në PD, por sërish Basha duket se nuk ka ndërmend të lëshojë karrigen.

Në këto kushte, rruga e vetme e kundërshtarëve është shkarkimi i tij përmes një mocioni mosbesimi në Këshillin Kombëtar të PD-së, ndaj për të shmangur një rrezik të tillë Lulzim Basha ka fshirë emrat e disa prej kundërshtarëve nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, me sa duket për të siguruar sërish shumicën, shkruan Report tv.

Kështu nga lista janë fshirë në heshtje nga lista e anëtarëve të Këshillit Kombëtar Bujar Nishani në cilësinë e ish presidentit dhe Jozefina Topalli në cilësinë e ish kryetares së Kuvendit. Nuk figuron më emri i Sali Berishës pas përjashtimit të tij nga partia. Janë hequr gjithashtu nga lista ish kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, si dhe deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho, Tritan Shehu, Luan Baçi, Oerd Bylykbashi, Belind Këllici, Agron Shehaj, Aldo Bumçi, dhe Albana Vokshi.

Ndërkaq, figurojnë pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, katër deputetë që i janë bashkuar lëvizjes së Berishës. Ata janë Luçiano Boçi, Sorina Koti, Bujar Leskaj dhe Isuf Çela. Ndoshta Basha ka ende shpresë për kthimin e tyre. Çuditërisht, pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së figuron edhe kryebashkiaku i ri Shkodrës, Bardh Spahia. Nuk është hequr nga lista dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi si dhe kandidati i ‘Shtëpisë së Lirisë’ për Durrësin, Ardian Muka.

Edhe pse i janë bashkuar lëvizjes së Berishës nuk janë hequr nga lista Agron Kuliçaj, Voltana Ademi, Bledi Kasmi, Arbjola Halimi, Albina Deda, Glauk Olldashi, Julian Deda, Laura Vorpsi etj. Ndërkaq, figuron pjesë e Këshillit Kombëtar të PD-së, grupi i ri kundërshtar, i cili ka kërkuar Bashës dorëheqjen. Ata janë Grida Duma, Xhelal Mziu, Ilda Dhori, Ervin Salianji, Dhurata Çupi, Agron Gjekmarkaj, Tomor Alizoti, Dashnor Sula, Ferdinant Xhaferri, Helidon Bushati, Ramadan Lika, Ramadan Lika, Elda Hoti, Lefter Gështenja, Kasem Mahmutaj, Selaudin Jakupllari etj.

 

Të fundit