Flash News

Ditari i Opozitës

FRPD marshim nga Qyteti i Studentit drejt Kryeministrisë, u bashkohet edhe Sali Berisha

FRPD marshim nga Qyteti i Studentit drejt Kryeministrisë, u bashkohet edhe

Të rinjtë e Partisë Demokratike kanë thirrur një marshim-protestë në Tiranë më 8 dhjetor, duke kujtuar lëvizjen e nisur 34 vite më parë në Qytetin Studenti që brenda 72 orësh rezultoi e suksesshme me vendosjen e pluralizimit në vend.

Të rinjtë e FRPD do të nisen në orën 11.00 nga Qyteti Studenti dhe do të ndalen te Kryeministria, ndërsa pjesë e marshimit do të jetë edhe kreu i PD, Sali Berisha. 

"Në ora 11:00, në përkujtim të 8 Dhjetorit 1990, Ditën e Rinisë, FRPD marshon për të nderuar aktin heroik të studentëve që ndezën flakën e demokracisë në Shqipëri.

Marshimi do të nisë nga Qyteti i Studentit për të vijuar drejt Kryeministrisë. Marshimit do t’i bashkohet edhe kryetari i Partisë Demokratike, Prof Dr. Sali Berisha", thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit të PD. 

 

Të fundit