Flash News

Ditari i Opozitës

“Fryhet si gjel, kakaris si pulë”, Basha ironizon Ramën: Mosmarrjen e masave anti-COVID, e fsheh pas maskave

“Fryhet si gjel, kakaris si pulë”, Basha ironizon Ramën:

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një takim me gazetarët ka komentuar vendimin e qeverisë për të kthyer në të detyruar mbajtjen e maskave. Sipas Bashës, ky vendim është marrë me qëllim fshehjen e mosmarrjes së masave mbrojtëse për pandeminë.

“Fillon java e tretë e publikimit të planit tonë me 5 pika, kundër krizës ekonomike dhe hapave kundër valës së dytë të infektimeve nga COVID. Dy javë me radhë, kemi bërë të të ditur planin me 5 pika dhe e keni shprehur se çfarë propozon PD dhe opozita.

Ne kemi denoncuar gjendjen që sa vjen e rëndohet të shëndetësisë, të mjekëve dhe infermierëve, rritjen e pacientëve të të infektuarve e COVID-19, ndërkohë që i vetmi që i bën bisht përgjegjësisë është njeriu që ka ne dorë që të ndihmojë njerëzit në nevoje, pacientët, shqiptarët. Unë nuk do të lodhem së kujtuari detyrat dhe përgjegjësitë që qeveria ka përballë shqiptarëve. Paratë e taksave të shqiptarëve vazhdojnë të shpërdorohen nga një grusht oligarkësh.

Shumica dërrmuese e të rinjve se mbajnë mend një film ku një person, endej nga kantieri në kantier, ku ishte personazhi i ‘Robert Çamçakëzi’. Edi Rama është Robert Çamçakëzi.

Ai pyetet: A e njihni planin e PD dhe çfarë po bëni për të ndihmuar njerëzit. Duhet t’i kujtojmë shqiptarëve që çdo dhimbje s’vjen vetëm për shkak të pandemisë, por për shkak se Rama i ka katandisur. Rama fryhet si gjel e kakaris si pulë, tjetër gjë bën. Ai ska mbajtur asnjë premtim për t’i dhënë bonus mjekëve e infermierëve.

Arsyeja përse Edi Rama bën sikur nuk e ka dëgjuar planin tonë me 5 pika është rrjedhja e vazhdueshme e parave të buxhetit për skema korrupsioni. Siç kemi dëshmuar me dokumenta zyrtare të kësaj qeverie, paratë vijojnë të shpërdorohen në mënyrë kriminale, ua fal oligarkëve që s’bëjnë asgjë, një grusht njerëzish që s’bëjnë asgjë. Deri në këtë moment 75 milion euro u janë paguar inceneratorëve.

Ndërsa, sot na shpallet me pompozitet plani i maskave. Kush do e mbajë, kur do e mbajë dhe si do e mbajë. Nuk ka masa reale si vendet e tjera të rajonit, Kosova apo Maqedonia. Edi Rama mosmarrjen e masave mundohet ta fsheh pas maskave. Nuk ka shqiptar që s’e kupton. Arsyeja pse Edi Rama nuk merr masa për t’i ndihmuar dhe gënjen për planin tonë me 5 pika është sepse paratë e buxhetit të shtetit po rrjedhin në mënyrë marramendëse tek oligarkët.

Shikoni Maqedoninë, pothuajse 2-fishi i shpenzimeve tona buxhetore për shëndetësinë. Vetëm paratë e përcaktuara nga buxheti i vendit fqinj, është dyfishi krahasuar me shëndetësinë shqiptare.
Ndërkohë në Shqipëri kemi një krizë tashmë. Është edhe “check up-i” faqezi, janë edhe tenderat sekretë në të cilat u vodhën paratë e shqiptarëve në kohë pandemie”,
është shprehur Basha.

Të fundit