Flash News

Ditari i Opozitës

“Fshehja” e shtetit që dhuroi vaksinat, Shehu: Rama të japë sqarim, të reagojnë dhe autoritetet e BE-së

“Fshehja” e shtetit që dhuroi vaksinat, Shehu: Rama të
Edi Rama, Tritan Shehu

Ish-deputeti demokrat Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama po përpiqet të fshehë dështimin me disa “thërrime vaksinash” të rrethuara me plot “hije”, siç i cilëson ai.

Shehu thotë se mos bërja publik e vendit të orgjinës së vaksinave anti-Covid është një rast i pazakontë që bie ndesh me ligjet, sigurinë medikamentoze, dhe transparencën në përgjithësi.

Gjithashtu shton se asnjë donator i botës demokratike apo kompanie serioze farmaceutike, nuk do ta kërkonte fshehtësinë.

Përmes një postimi në Facebook, ish-deputeti thotë se kjo situatë kërkon një sqarim publik, ndërsa shton se për këtë duhet të shqetësohen edhe autoritetet e BE-së, ato të kompanisë Pfizer-BioNTech, të OBSh-së e të shtetit gjerman, nga ku perflitet se kanë ardhur “dorazi” vaksinat.

Të fundit