Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Fshehje e të ardhurave dhe shpërdorim detyre, PD kallëzon në SPAK deputetin socialist
Partia Demokratike denoncoi në SPAK deputetin e Partisë Socialise Anduel Tahiraj, për fshehje dhe deklarim të rremë të pasurisë dhe fshehje të të ardhurave, ushtrim të aktivitetit tregtar të paregjistruar, si dhe shpërdorim detyre.
Në një deklaratë për mediat, Klevis Balliu, Koordinator Rajonal i PD për Tiranën, tha se kur sheh listën e larmishme me shkelje, profili shoqëror që të vjen në mendje nuk është i një deputeti, por i një kundravajtësi recidivist.
“Rama kështu i preferon deputetët, sa më antiligjorë, sa më kriminelë duke filluar nga tipologjia Tahiraj e deri te tipat si Çyrbja.
Nëpërmjet deputetëve të opozitës investigimi për deputetin e Ramës është konkretizuar në një kallëzim penal në SPAK, të cilit i kërkojmë të bëjë detyrën që i kërkon ligji.
Sidomos t’i trajtojë si të barabartë të gjithë deputetë, jo të arrestojë dhe të burgosë pa prova ata të opozitës dhe të lërë të lirë me një mal provash ata të qeverisë”, tha Balliu.
Në vijim, ai u shpreh se për njerëzit e PS-së ka arrestime sa për shoë ndërsa për kundërshtarët politikë të qeverisë burgosje pa prova dhe arrestime që i bëjnë të duken si rrëmbime për të trembur njerëzit.
“Edi Rama mund të shfajësohet për hajdutët që mbledh rreth vetes, duke pretenduar se nuk e di kur i hanë kumbulla pas shpine, por një pyetje mbetet pa përgjigje.
Si ka mundësi që ky zotëria shkon e gjen vetëm ata që vjedhin e vrasin? E ndjekin ata këtë apo i gjen ky vetë, se të tillë i duhen dhe të tillë i pëlqejnë?”, tha Balliu.