Flash News

Ditari i Opozitës

Ftesa e Këlliçit për Veliajn, Vasili: Dil në debat se nuk do vritesh, vetëm do turpërohesh pak

Ftesa e Këlliçit për Veliajn, Vasili: Dil në debat se nuk

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i ka bërë thirrje kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt të pranojë ftesën e bërë për një debat publik nga kandidati i koalicionit B’ashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçit.

Në Facebook Vasili ironizon duke inkurajuar Veliajn që të mposhtë frikën dhe të dalë për një ndërmjetësim.

Ai shkruan me tej se në debat Veliaj të flasë sesi ua merr lekët qyetarëve nga inceneratorët dhe sesi Këlliçi ua kursen lekët nga transporti publik falas.

Postimi i Vasilit:

Ky Veliaj eshte fikur krejt!
Ngeli kiu fiu nga Kavaja ne Rrogozhine, ngeli tu u marr me Metën e tu perdor Cilieten, po ne debat me Belindin kur do dalë ky mor aman?
Se Belindi e ka ftuar dhe po e pret?
Jepi kurajo vetes Velo dil ne debat se ti e mund Belon!
Ti fol per Inceneratorin Belindi te flase per trasportin falas, ti trego si jua rruan leket qytetareve, kurse Belindi te tregoje si jua kursen.
Vraje friken Velo dhe dil ne debat se nuk do vritesh vetem do turperohesh pak....!

Të fundit