Flash News

Ditari i Opozitës

"Fuqia e Ballukut janë dosjet që ka", Berisha: Lubia emëroi të gjithë kabinetin e vet në vend të saj

"Fuqia e Ballukut janë dosjet që ka", Berisha: Lubia

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal edhe te ndryshimet në qeveri, ku u shkarkua edhe zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Sipas Berishës, balluku emëroi të gjithë kabinetin e vet në vend të saj, pasi fuqitë e saj janë dosjet dhe filmimet që disponon. 

Sali Berisha:Problemi kryesor është Edi Rama dhe vetëm Edi Rama.
Në dosjen e prokurorisë, nga 6500 mesazhe, rreth 4 mijë janë direkt të Edi Ramës.
Ai nuk e lëshon Belindën. Se ju e shihni, Lubia emëroi të gjithë kabinetin e saj në vend të saj.
Fuqia e saj janë dosjet që ka.
Fuqia e saj janë filmimet që ka, regjistrimet që ka.
Në këtë kontekst nuk ka peng dhe skllav të dikujt se sa është Rama i Lubi Ballukut.
Ndaj dhe ne si opozitë e kemi përqendruar të gjithë që në fillim sulmin dhe betejën tonë mbi Edi Ramën si kryetar i organizatës kriminale.

Të fundit