Flash News

Ditari i Opozitës

“Fuqizimi i partisë prioritet kryesor”, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka tregon kur nisin protestat

“Fuqizimi i partisë prioritet kryesor”, Sekretari i

Protestat, grevat, përballja me qeverinë përtej parlamentit janë në axhendën e opozitës, por më parë Partia Demokratike duhet të fuqizohet plotësisht. Në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, shpjegoi radhën e prioritete për opozitën.

“Axhenda e opozitës për këtë vjeshtë është më se e qartë: fuqizim dhe energjizim i strukturave të PD, përgatitja për primaret si risi madhore në politikën shqiptare dhe përgatitja për përballjen, ku do të ketë protesta, greva. Fuqizimi i strukturave prevalon mbi të gjitha. Primaret dhe protestat, ku përfshihen grevat, janë pika e dytë e aksionit, që do të thotë se  do të jenë paralel me njëra- tjetrën, pa ndikuar tek njëra-tjetra.

Përgjatë këtyre 31 viteve, qeveritë nuk janë rrëzuar asnjëherë me protesta, por PD është e vendosur të bëjë gjithçka për të çliruar votën e lirë nga ai që e quan regjimi i Edi Ramës. “Kjo është qeveria më armiqësore ndaj shqiptarëve. Kemi të bëjmë me një regjim që ka kapur ekzekutivin, legjislativin, bën presion dhe kontrollon mediat, ka kapur edhe drejtësinë, që është shndërruar degë e ekzekutivit, ka kapur presidentin.

Është një qeveri që po shpopullon këtë vend dhe po e varfëron. Me një regjim zgjidhja është përballja me të gjitha format e ligjshme.“- thotë Noka për emisionin “Pa Censurë”.

I pyetur nëse çadra si në 2017-ën është një opsion, Sekretari i Përgjithshëm i PD ishte krejt i qartë. “Çadra tregoi se është një formë  që dështoi. Nuk futet Sali Berisha dhe PD në çadër.”- theksoi Flamur Noka.

Të fundit