Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata e re e PD për 11 majin, Mustafaj: Shqipëria po rreshket drejt autokracisë moderne

Fushata e re e PD për 11 majin, Mustafaj: Shqipëria po rreshket drejt

 Kreu i departamentit ‘Brain Gain’ në PD, Andi Mustafaj dha detaje mbi fushatën e nisur jashtë kufijve të vendit , me qëllim, informimin e kancelarive botërore, lidhur me atë që po ndodh në Shqipëri dhe mbi të gjitha farsën zgjedhore të 11 majit.

Në një intervistë për Syri Tv, Mustafaj tha se çdo anëtar i këtij departamenti që jeton jashtë vendit, do të krijojë ura lidhëse me personalitetet politike që kanë interes për vendin tonë, kryesisht vende nga BE-SHBA.

Sipas tij, qëllimi është dërgimi i shkresave senateve dhe deputetëve të vendeve të ndryshme, mike të Shqipërisë,  që të mos mbyllin sytë për hir të stabilokracisë.

"Fushatë informimi ‘Nga Shqipëria-për të vërtetën’. Është projekti i radhës i departamentit ‘Brain Gain’ në PD. Situata është shumë e rëndë dhe më e ndryshme politikisht nga vitet e tjera. Po punojmë brenda vendeve ku jetojmë, mbi denoncimin e farsës elektorale dhe politike, si dhe informimin e një situate që po ndodh në Shqipëri.

Edhe pse PD e ka thyer murin e propagandës, për të krijuar ura lidhëse dhe të krijojmë narrativën e të vërtetës. Kemi nisur me senatin francez, Italinë, SHBA, Britaninë. Kemi nisur me dërgimin e  shkresave, faza e dytë është ajo e videove në rrjetet sociale, përshkallëzim i këtij projekti, i cili kulmon më 15 shtator në ditën ndërkombëtare të demokracisë. Do jetë pika kulmore me një aktivitet më të madh.

Synohen personalitetet politike që kanë interes për Shqipërinë, në BE-SHBA, formati i grupeve të miqësisë, ne do e nisim me ta, fokusi kryesor janë ata për të krijuar lidhje miqësie informimi që të mos pranojnë gjëra për qeverinë e tyre, lidhur me ato që ndodhin në Shqipëri. S’është hera e parë që  këto gabime bëhen nga ata, për të mbyllur syte për hir të stabilokracisë. Në mënyrë të pashmangshme kjo situatë do impakktojë ata, me imigracionin, narko-shtetin, krijimin e bandave mafioze, që mund të destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.

Nuk ka asgjë të re në atë që ndodh në Shqipëri. Rama po e zmadhon atë sistem që ka ndërtuar. Rama me sistemin që po ndërton, po shkon drejt sistemit diktatorial. E kam quajtur një autokraci moderne. Vetëm sapo materializon këtë realitet që e kemi jetuar ndër vite. Skandal pas skandali. Ndodhi prishja e godinave në Theth, ndërsa pas kësaj vjen shkarkimi i drejtorëve vendor. Burg për ata që parkojnë makinën. Tema që s’kanë lidhje me njëra-tjetrën. E përdor këtë për të imponuar ritmin dhe autokracinë e tij në Shqipëri.

Ne jemi të detyruar të faktojmë farsën elektorale. Një prej pikave të propagandës është rishkrimi i historisë. Duhet të bëjmë këtë dokumentin dhe faktim, është detyrë historike. Thelbësore të qëndrojmë të angazhuar maksimalisht. Se regjimi këtë jep, t’u japë elementë patronazhistëve për të kritikuar PD.

Kryeministri na godet në mënyrë të pareshtur me mjetet e autokracisë. Siç janë falja e gjobave, përdorimi i administratës në zgjedhje.  Këtë realitet duhet ta ideojmë në PD, me radikalizëm real, me vendosmëri të çdo kauze që do të çojë deri në fitore. Ne kemi marrë përsipër detyrat e sindikatava dhe shoqërive civile, pasi sot ato nuk ekzistojnë", tha Mustafaj. 

Të fundit