Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata elektorale në kushtet e pandemisë, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot kërkesën e Mediut

Fushata elektorale në kushtet e pandemisë, Gjykata Kushtetuese
Kreu i PR, Fatmir Mediu

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë sot një kërkesë të depozituar nga kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu.

Ky i fundit ka depozituar më herët një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave, që ndalon grumbullimet mbi 10 persona.

Sipas Mediut, ky vendim penalizon partitë politike. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese do të vendosin sot për këtë kërkesë të partisë së Fatmir Mediut.

MSH e mori këtë vendim si mënyrë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të virusit, por nuk janë të pakta rastet, kur ky rregull është shkelur nga subjekte të ndryshme politike.

Të fundit