Flash News

Ditari i Opozitës

Fushata me pemë e Ramës, Alimehmeti: Për një pishë shpenzohen rreth 6 milionë lekë

Fushata me pemë e Ramës, Alimehmeti: Për një pishë

Kandidati i opozitës për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Ilir Alimehmeti ka treguar se sa shkon çmimi i një pishe që Erion Veliaj e trumbeton si fushatë pa shumë shpenzime.

I ftuar në “Top Story”, Alimehmeti tha se vetëm për një pishe janë shpenzuar 6 milionë e 350 mijë lekë, për një ulli shumëvjeçar jo më shumë se 1 milionë e gjysmë.

“Propaganda bëhet qëllimisht që të hiqen sytë nga fakti. Unë po marr 2 tre fajte, u thanë 1 milionë pemë, ka ndonjë buxhet sa janë paguar? Se ka një blerje, janë ato që u blenë për në zonën e parë në autostradë, për të zëvendësuar palamat që u mbollën gabimisht. Janë blerë një pishë 6 milionë e 350 mijë lekë. Një ulli shumëvjeçar nuk kushton më shumë se një milionë e gjysëm. Janë blerë 410 copë nga ato.

Na është premtuar një tren elektrik, nga të cilat mos gabohem, parlamenti edhe votoi që të merreshin edhe 12 mln euro kredi të butë nga BERZH, u morën, po ku shkuan,mua më pëlqeu shumë si projekt, si qytetar, doja ta shihja, se është i vetmi kryeqytet pa tren. S’ka asnjë stacion sot, jo më tren”, u shpreh Alimehmeti.

Të fundit