
Fushatë elektorale në Spitalin e Çorovodës, drejtori takim me kandidatët e PS, PD paralajmëron padi në SPAK
Eno Bozdo, drejtues politik i Qarkut të Beratit, ka denoncuar takimet elektorale që bëhen në Spitalin e Çorovodës.
Bozdo ka ndarë disa foto në Facebook, ku shfaqet drejtori i spitalit Rezart Hoxha, shoqëruar nga kandidatët për deputetët të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, duke bërë fushatë në prani të punonjësve të administratës.
Bozdo shkruan se fotot pasqyrojnë patronazhimin që po iu bëhet institucioneve.
Demokrati paralajëmron padi për drejtorinë Spitalit të Çorovodës, dy kandidatët e PS dhe administratën, për thyerje të rëndë të ligjit.
DENONCIMI:
Fotot më poshtë tregojnë drejtorin e Spitalit të Çorovodës Rezart Hoxha, në zyrën e tij, shoqëruar nga kandidatët për deputetët të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, duke bërë fushatë haptazi dhe në prani të punonjësve të administratës.
Në foto pasqyrohet ajo që ndodh përditë në çdo zyrë shtetit në Shqipëri: kamikazët politikë që drejtojnë shërbimin civil, administrata patronazhiste dhe krerët e fushatës të PS, në shkelje të plotë të ligjit zgjedhor, ndajnë informacionet dhe planet e fushatës se si duhet marrë çdo votë e punonjësve të administratës dhe të afërme të tyre nëpërmjet presionit dhe shantazhit për bukën e gojës. Edhe pse në shkelje flagrante të ligjit zgjedhor, ndihen kaq të sigurtë dhe të paprekshëm sa dhe i publikojnë këto në faqet e tyre në mediat sociale.
Kemi të bëjmë me një bandë politike të mirëorganizuar, që paguhet me lekët e shqiptarëve, që ka zaptuar të gjitha pozicionet e administratës të fryrë dyfish dhe trefish, që merr rrogë pa u paraqitur asnjë ditë në punë, dhe që për qëllim të vetëm të ekzistencës së saj nuk ka asnjë interes publik por vetëm grabitjen dhe manipulimin e votës, shantazhimin dhe presionin e drejtpërdrejtë të votuesve.
Kjo është ajo që Edi Rama u ka ofruar shqiptarëve për dymbëdhjetë vite.
Të gjithë e dinë, të gjithë e prekin, të gjithë e ndjejnë në lëkurë se si koncepti i qeverisjes publike dhe shtetit është shpërberë totalisht nën vizionin e Edi Ramës për Shqipërinë dhe pasaportën evropiane në 2030.
Për më tepër, këto foto janë prova më e mirë e arrogancës dhe karshillëkut ndaj organeve të drejtësisë, ndaj SPAK ut në veçanti, sepse drejtuesit politikë të administratës dhe listave zgjedhore e shkelin ligjin në mes të ditës dhe nuk kanë as ndrojën më të vogël duke publikuar këto prova të krimit zgjedhor.
Sot ne do të padisim në SPAK drejtorin e spitalit Rezart Hoxha për thyerje të rëndë të ligjit zgjedhor, dy kandidatët për deputetë të PS Hysen Buzalin dhe Eneriketa Alushani, si dhe të gjithë administratën e identifikuar emër për emër në këtë foto. I takon tashmë SPAK-ut të veprojë dhe të tregojë se së paku nuk do të bëhet palë me hajdutët serialë zgjedhore dhe me ata që e sfidojnë SPAK un vetë ende pa filluar fushata zyrtarisht.
Përsa i përket asaj që PS ofron, është e kuptueshme për të gjithë se alternativa e PS për këto zgjedhje është vërtetë pasaporta evropiane, por vetëm për ata që do të braktisin Shqipërinë dhe aplikojnë për azil, siç e kanë braktisur 1,1 milionë shqiptarë në këto 12 vite të fundit. Për të tjerët mundësia për të jetuar ndershmërisht në një vend normal është zero. Nuk do të ketë as rritje pensionesh e rrogash, as arsim dhe shëndetësi më të mirë, as financime për fermerët, as mundësi punësimi prej meritës, asgjë që një shqiptar normal shpreson për të ndërtuar ndershmërisht jetën e tij.
Ky makth që ka zaptuar vendin do marrë fund në 12 maj. Vota për Partinë Demokratike dhe opozitën është e vetmja mënyrë për të normalizuar Shqipërinë, për të çrrënjosur varfërinë ekstreme, për të rritur ekonominë, për të rritur pagat dhe pensionet, për të ofruar arsim dhe shëndetësi dinjitoze të standardit evropian.
Shqipërinë madhështore është zgjedhja jonë e vetme, që pas 11 majit do ta bëjmë realitet!
Të fundit


Parashikimi i yjeve, 4 maj 2025
4 Maj 2025, 08:37

Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 Maj 2025, 07:59


Rama batuta me Vangjel Tavon: Je xhentëlmen dhe qejfli
3 Maj 2025, 21:20

Vlora i rezervon një pritje madhështore, Sali Berishës
3 Maj 2025, 20:38






Noka takim në Tiranë: Votoni PD-ASHM, që të ripopullojmë Shqipërinë
3 Maj 2025, 18:31


Shembet masivi i mineralit në Klos, merr me vete një fadromë
3 Maj 2025, 17:37
Plagosja e 5 personave në Laç, gjendet arma e krimit
3 Maj 2025, 17:20

Dy nga të plagosurit në Laç në gjendje të rëndë
3 Maj 2025, 16:40
Vuçiç ndërpret vizitën në SHBA, shtrohet në spital në Serbi
3 Maj 2025, 16:22



Detaje/ Të shtënat me armë në Laç, emrat e 5 të plagosurve
3 Maj 2025, 15:09

Të shtëna me armë zjarri në Laç, plagosen 4 persona
3 Maj 2025, 14:46
Gaztorë dhe gazetarë
3 Maj 2025, 14:31



DW: Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për
3 Maj 2025, 13:14





Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet as në seancën e dhjetë
3 Maj 2025, 11:24

Vrau bashkëshorten në Shkodër, arrestohet turisti amerikan
3 Maj 2025, 10:35
Sarandë/ 48-vjeçari grabit dyqanin dhe tenton të përdhunojë shitësen
3 Maj 2025, 10:03
Shqiptari humb jetën në aksident me motor në Itali
3 Maj 2025, 09:51




Modeli ekonomik, Shqipëria kampione e Europës në ndërtim
3 Maj 2025, 08:49


Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
3 Maj 2025, 08:07
Emigranti i revoltuar i'a numëron Ramës: Je kthyer në rrezik kombëtar
2 Maj 2025, 23:04
Kosova hap ambasadë në Malajzi
2 Maj 2025, 22:21





Analiza: Pse tregtia BE-Ukraina ka rrezik të bëhet më pak e lirë?
2 Maj 2025, 20:54
Pyetjet që gozhdojnë rilindjen, pse qepën gojën Spiropali dhe Manja?
2 Maj 2025, 20:50

Iu refuzua azili në Itali, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit
2 Maj 2025, 20:30
Kthimi i Edi Ramës në fushatën (humbëse) e 2011
2 Maj 2025, 20:22
Momente paniku në Shtutgart/ Makina “shkel” mbi turmën e qytetarëve
2 Maj 2025, 20:02


Berisha: Rama udhëton dy herë më shumë se presidenti i SHBA
2 Maj 2025, 19:00

Phoebe Gates zbulon pa dashje se Bill Gates ka sindromën e Aspergerit
2 Maj 2025, 18:45









SHBA tërhiqet nga negociatat e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë
2 Maj 2025, 16:42
Shenjat e zodiakut që gjithmonë e kuptojnë kur po i gënjen
2 Maj 2025, 16:27


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 15:56
Zjarr në një apartament në rrugën “Tish Daija” në Tiranë
2 Maj 2025, 15:41

Kush mundë ta ndalë rritjen e çmimeve?
2 Maj 2025, 15:08


Trump bën ndryshime në ekipin e tij të ngushtë
2 Maj 2025, 14:34
Vjedhje në spitalin e Korçës, grabitet infermieri dhe pacienti
2 Maj 2025, 14:33
Banorët e Hotolishtit paralajmërojnë Rama-Ballukun: Ose ne, ose ju
2 Maj 2025, 14:21

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist
2 Maj 2025, 13:59



Begaj pret me ceremoni shtetërore Mbretin Abdullah II të Jordanisë
2 Maj 2025, 13:10
