Flash News

Ditari i Opozitës

Fushatë pa drita, Noka publikon videon nga Zall Herri: Këta banorë të harruar nga qeveria, por shpresëplotë për ndryshimin  

Fushatë pa drita, Noka publikon videon nga Zall Herri: Këta

Ish-deputeti i PD, drejtues politik i PD për qarkun e Tiranës, Flamur Noka ka publikuar një video nga Zall Herri ku po zhvillon një takim me banorët e kësaj njësie, por në mungesë të energjisë elektrike.

Në një status në rrjetet sociale, Noka shkruan se këta banorë janë të harruar nga qeveria, por shpresëplotë për ndryshimin.  

Sot me strukturat e PD te njësisë administrative Zall Herr ..Energjia elektrike mungon, por jo energjia dhe vendosmëria për një superfitore në 25 prill! Mungesa e përnatshme e dritave është vetëm një detaj i dështimit të Edi Ramës në 8 vjet. Banorët e kësaj njësie administrative janë të harruar nga Rilindja por shpresëplotë në ndryshimin e shumepritur .

Asgjë nuk do të na ndalë deri në 25 prill për të marrë çdo votë që sjell ndryshimin! Në 25 prill humb Edi Rama, fiton Shqipëria”, shkruan Noka.

Të fundit