Flash News

Ditari i Opozitës

Fyerjet ndaj opozitës, Açka-Ramës: Sjellje satanike, po ju heq skalpin shqiptarëve për miliona euro

Fyerjet ndaj opozitës, Açka-Ramës: Sjellje satanike, po ju heq

Deputetja demokrate Flutura Açka është treguar kritike ndaj fjalroti të përdorur nga kryeministri Edi Rama në seancat e fundit parlamentare kundrejt opozitës.

Nga Kuvendi, Açka tha se Rama është pinjoll i etërvë që 55 vite më parë urdhëruan të digjnin objektet e kultit, teksa i konsideroi sjelljet e Ramës, ‘sjellje satanike’.

Açka u shpreh se Rama po harxhona miliona euro duke shfrytëzuar shqiptarët për publicitetin e tij.

“Kush është ky, po pyes publikisht shqiptarët, që na thotë ne se jemi të pa fe, që nuk kemi din dhe iman, ky njeri që është pinjoll i atyre etërve që frymëzuan 55 vite më parë të shkatërronin kultet fetare, që i depërtuan klerikët, i arrestuan, disa prej të cilëve akoma nuk e dinë ku i kanë varret dhe familjarët nuk e dinë ku i kanë që t’i qajnë? Shtëpinë e ke europiane, por nuk të punon pragu. Erdhi këtu e feu opozitën, na tha të pafe, të pa din, të pa iman, rublaxhinj e të tjera. Deri tani, problemi është çfarë ka ndodhur? E njoh prej 25 vitesh që është në politikë.  Ka pasur gjithë të drejtën që të bëjë vërejtje ndaj atyre që janë në pushtet. Këtij njeriu i ka ndodhur një metamorfozë, nga sindromi i Diogjenit, armik u briskut dhe I ujit. Ka shkuar te sindromi i kukullës së lumtur. Që nuk bie në tokë asnjë herë…Është një sjellë thjesht satanike. Jam e detyruar të qëndroj në këtë pikë. Kush qenka ky që na thotë ne jemi të pafe. Ky që harxhon miliona euro në ajër, duke u hequr skalpin shqiptare për publicitetin e tij”, deklaroi Açka.

Kryeministri Rama përdori një javë më parë një fjalor të papërshtatshëm dhe të shthurur ndaj deputetëve të opozitës, duke i quajtur ata ‘bedele, të pafe, pa imam, pa din’, derisa debatet mes tyre agravuan në përjashtimin nga Kuvendi për 10  ditë e dy opozitarëve, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.

Të fundit