Flash News

Ditari i Opozitës

Fyerjet në Kuvend, Duma i kthehet Ramës: Kush ka aparatin tretës në tru, nxjerr jashtëqitje nga goja

Fyerjet në Kuvend, Duma i kthehet Ramës: Kush ka aparatin tretës

Deputetja demokrate Grida Duma i është përgjigjur me të njëjtën ‘monedhë’ kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit iu drejtua demokratëve me një gjuhë fyese në Kuvend.

Duma i tha Ramës nga foltorja se përdori instiktin e një kafshe duke hedhur fjalë të tilla, teksa. Duke iu referuar fjalorit të Ramës, në formë metafore e cilësoi një njeri që ka aparatin tretës në tru dhe nga goja nxjerr jashtëqitje.

Sa i përket akuzave që Rama hodhi mbi PD-në për Srebrenicë, Duma u shpreh se është ai që ka lëshuar thikat mbas shpinës së Kosovës, duke qëndruar dhe ruajtur raporte të mira me Serbinë.

“Po mirë erdhët këtu dhe bëtë lajm. Ëh me instinktin kafshë duke thirrur tribuj me foltore dhe ,,… për ça erdhët për të bërë lajmin. Është një nga ato momente që them; sa mirë që më ka bërë zoti grua…S’do ti je aktori më i madh që ekziston këtu. Tani nuk gaboj sepse më pëlqejnë metaforat sidomos ato që janë cinike. Kush e ka aparatin tretët në tru, mund ta përdorë dhe gojën për jashtëqitje. Ti e përdor mirë, dhe kjo të ulë pikë dhe na bën mirë ne. Ti thua do e votojmë si çeço atë pr.rezolute. Memoria e shkurtër ju kujton se ju e votuat Srebrenicën. Ju, jo vetëm që do e votoni Dick Marty se jemi njerëz të lirë, por nuk bëjmë ne thikë pas shpine. Po kush është thikë me madhe pas shpine se sa të kesh këtë bilanc të madh me Serbinë. Kosova humb me këtë tregti. Kush i bën thikat pas shpine kur ti shfaqesh duke qeshur me Vuçiç dhe Kurti rri mënjanë. Ne nuk bënim asgjë kundër Kosovës. Kjo është të duash Kosovën. Fukarallik maskarallëk është që të lësh Kosovën ashtu. Ti i tregon forcën Kosovës që t’i tregosh se je lideri i rajonit. Ta duash Kosovën nuk është që të shkruar letra që harrohen, por të bësh faktorin shqiptar të rëndësishëm siç e ka vendin, dhe kur mos t’i kthesh shpinën asaj”, tha Duma.

Të fundit