Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD, Basha: Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama

Gara në PD, Basha: Këto zgjedhje janë testi i parë pas

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se zgjedhjet për kryetar të PD në 13 qershor janë ‘testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Edi Rama’

Në një postim në rrjetet sociale, teksa poston foto nga takimi me qytetarë, Basha shkruan se kjo zgjedhje do të përcaktojnë nëse do vazhdohet të luftohet me forcë, apo do lejohet  Rama të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.

 “Këto zgjedhje janë testi i parë pas vjedhjes së zgjedhjeve nga Rama: do vazhdojmë të luftojmë më gjithë forcën tonë, apo do lejojmë Ramën të realizojë planin e tij dhe ta dobësojë opozitën.
Përgjigja jonë do jetë e qartë: do zgjedhim që të vazhdojmë të bashkuar betejën kundër regjimit Rama-Doshi. Do vazhdojmë të luftojmë me gjithë forcën tonë. Dhe do fitojmë!”, shkruan Basha.

Të fundit