Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD, Berisha: Agron Shehaj meritonte të ishte në kryesi, Basha largonte çdokënd që u dilte kundër

Gara në PD, Berisha: Agron Shehaj meritonte të ishte në kryesi,

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e PD, Lulzim Basha se largonte nga partia çdokënd që i dilte kundër.

Nga ‘foltorja’ e Korçës, Berisha u ndal te gara në PD, zhvilluar disa muaj më parë, ndërsa tha se deputeti Agron Shehaj meritonte të ishte në Kryesi pasi u votua 20%.

“I thoja, ki kujdes shumë, cdo njeri që largohet na pakëson, kryetari duhet të jetë shumë tolerant. Çdo njeri që si shkonte përshtat e largonte.

Agron Shehaj meritonte të ishte në kryesi se e votuan 20%. Ai që ka konkurruar për kryetar ka mbetur anëtar kryesie. Çdo njeri që kundërshtoi humbi vendin e tij. Kështu shkojmë duke krasit veten, kjo duhet të marrë fund”, u shpreh Berisha.

Të fundit