Flash News

Ditari i Opozitës

Gara në PD, Kadilli: Basha e ka kuptuar gabim opozitën, Rama nuk ikën duke i thënë ‘ik'

Gara në PD, Kadilli: Basha e ka kuptuar gabim opozitën, Rama nuk

Kandidati për kryetar të PD, Fatbardh Kadilli u ndal sot zhvilloi një takim me demokratët e degës 2 në Tiranë.

Gjatë fjalës që mbajti, Kadilli tha se kreu aktual, Lulzim Basha ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende.

"Ai nuk largohet duke i thënë 'Rama ik', duhet të jemi ne të zotë të ngremë një baticë të madhe elektorale për ta përjashtuar atë nga pushteti.

Nëse nuk e bëjmë dot këtë, nuk është faji i askujt, përveç liderit. Ndaj mora vendimin por të dalë këtu sepse e kam parë sesi e ka kuptuar gabim ai opozitën, ka shkuar drejt një opozite spontane me kauza që i gjen në rrugë si sende. Si Astiri, dializa,  pse këto ishin hapësirat e vetme korruptive?

Do kaloni mbi trupin tonë për të bërë këtë apo atë, me kauza të vogla. Opozita jep mbështetje morale por nuk mund të identifikohemi ne me kauza.

I harxhon energjitë 1 vit e gjysmë me Astrin, ndërsa ata morën lekët në xhep e ikën se kishin ndërtime pa leje, kjo është të mos bësh kauza programore, por rastësore që mbyllen në mënyrë shumë të paqartë. Kjo është të konceptosh totalisht gabim", u shpreh Kadilli.

Të fundit