Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për kreun e PD/ Berisha dhe Elezi nisin fushatën, zbardhet axhenda e takimeve

Gara për kreun e PD/ Berisha dhe Elezi nisin fushatën, zbardhet

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe Ibsen Elezi, kandidatët e vetëm që do të garojnë për kreun e Partisë Demokratike, fillojnë zyrtarisht fushatën për prezantimin e platformës së tyre.

Berisha fillon sot me Elbasanin ku do të prezantojë platformën me demokratët. Të shtunën, Elezi do të zhvillojë dy takime në Has e Kukës, ndërsa Berisha pritet pasdite në Fier.  Të dielën ish-kryeministri do të jetë në Lezhë.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton se në mbledhjen e tij dt. 13 maj 2022, në prani të përfaqësuesve të dy kandidatëve, u diskutua si pikë e parë e rendit të ditës kalendari i takimeve të kandidatëve.

Bëjmë me dije se turi i takimeve fillon sot:

E premte, dt 13 maj 2022

Ora 17.00 – Z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Elbasan.

E shtunë, dt 14 maj 2022

Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kukës

Ora 11.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Has.

Ora 18.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Fier

Komisioni ka njoftuar menjëherë degët përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do të vijojë punën e tij me përkushtim për të garantuar për secilin kandidat konkurim të lirë, garë të hapur e shance të barabarta.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

 

Të fundit