Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për kreun e PD, Ibsen Elezi: Të shtyhen zgjedhjet me 2 javë për të pasur mundësi për fushatë

Gara për kreun e PD, Ibsen Elezi: Të shtyhen zgjedhjet me 2 javë

Kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve të parashikuara në 22 maj.

Në një deklaratë për shtyp, Elezi i kërkoi Komisionit të Rithemelimit shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD me dy javë për të pasur më shumë mundësi për fushatë.

Po ashtu, ai kërkoi edhe përjashtimin e Albana Vokshit dhe Enno Bozos nga komisioni zgjedhor, pasi i akuzoi ato për manipulim votash.

Situata e rëndë në PD para dhe pas 11 dhjetorit, nga shkelja e parimeve dhe rregullave bazë, manipulimit të votave kanë krijuar rrënim të imazhit dhe çuarjes së PD drejt shkatërrimit.

Konstatoj se premtimet e foltores për vendosjen e debatit si element thelbësor barazinë në garë, transparencën, vendosjen e meritokracisë u shkelën duke kryer akt tradhtie ndaj 11 dhjetorit.

Kandidimin tim e shoh si detyrim për tu përballur me këto fenomene. Si zgjidhje brenda dhe jashtë PD do paraqes platformë të thjeshtë e konkluduese për daljen nga kriza. Duhet të mbështetet në dy kolona në zgjedhimin dhe kthimin e PD në vlerat konservatore.

Ndryshe nga modeli i Rithemelimi, ju ofroj rrugë të re me figura të reja. Kjo nuk është garë e barabartë, por jam me besimin se do më mbështesni secili prej jush.

Dua të bëj kërkesë Komisionit të Rithemelimit dhe kandidatit për largimin nga komisioni zgjedhor Albana Vokshi dhe Enno Bozo si të implikuar në manipulimin e votave, si garanci për procesin. Shtyrjen e datës e zgjedhjeve për 2 javë për të pasur më shumë kohë për debat publik”, tha Elezi.

Të fundit