Flash News

Ditari i Opozitës

Gara për kreun e ri të PD, Berisha konfirmon kandidaturën:Do respektoj afatet dhe rivalët

Gara për kreun e ri të PD, Berisha konfirmon kandidaturën:Do

Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar sërish kandidimin e tij për kreun e PD-së.

Në një bashkëbisedim me gazetarët në selinë blu, Berisha tha se nuk i ka dorëzuar dokumentet, por se do respektojë afatet, duke iu referuar 7 majit, data e fundit e dorëzimit të kandidaturave.

“Nuk kam depozituar dokumentet. Sot u informova për vendimin e komisionit, unë do respektoj afatet e caktuara.

Asgjë të re nuk them me këtë. Këtë e kam thënë shumë herë. Nuk ka asgjë të re në këtë”, u shpreh Berisha.

Berisha tha se do të respektojë rivalët në garë dhe se ka marrë fund koha e shpikjes së tyre.

“Nuk ka rivalë, ka marrë fund koha kur Edi Rama shpikte rivalë për veten e tij. Këto kërkojini atje. me Sali Berishën nuk ka kështu. Nuk shpik, por respektoj rivalin”, tha ai. 

 

Të fundit