Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Gara për kreun, Shehaj: PD gaboi, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve

Në Shqipëri, kandidati për kreun e Partisë Demokratike Agron Shehaj thotë në një intervistë për Zërin e Amerikës se kjo parti bëri disa gabime në vitet e fundit por dhe gjatë fushatës, dhe se ajo duhet të fitojë besimin e shqiptarëve. Zoti Shehaj thotë se kryetari aktual po bën lojëra fjalësh me qëndrimet e tij ndaj rezultatit të zgjedhjeve të 25 Prillit. Lidhur me komentet kritike që pasuan postimin e tij për takimin me ambasadoren amerikane Yuri Kim, ai shprehet se ato janë bërë nga njerëz jashtë PD-së të kontraktuar nga kryetari Basha
Zëri i Amerikës: Zoti Shehaj, po e nis ashtu si dhe me kandidatët e tjerë në garë, me një pyetje rreth asaj se çfarë ju ofroni, çfarë ju i propozoni demokratëve për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike?
Agron Shehaj: Unë mendoj se demokratët duan të fitojnë zgjedhjet e ardhshme. Dhe për të fituar ne duhet të kemi besimin e shqiptarëve, duhet të fitojmë besimin e shqiptarëve. Zgjedhjet fitohen vetëm nëpërmjet votës së shqiptarëve. Për të fituar zgjedhjet, Partia Demokratike duhet të jetë më e fortë dhe më e besueshme. Duhet të ketë rreth vetes, njerëzit më të aftë dhe më të zotë që ka Shqipëria, me të cilët të kemi mundësi të ndryshojmë Shqipërinë dhe ta bëjmë atë një vend më të mirë për të gjithë shqiptarët
Zëri i Amerikës: Sipas jush cilat kanë qenë gabimet më të mëdha që ka bërë PD-ja, që e çuan dhe në humbjen e tretë radhazi në zgjedhjet parlamentare?
Agron Shehaj: Ku kanë qenë gabimet? Në radhë të parë duhet të biem dakort me rezultatin. Rezultati është që, fatkeqësisht, pavarësisht të gjitha problemeve që ka patur, shqiptarët nuk besuan se ne do të mund ta qeverisnim Shqipërinë më mirë se Edi Rama. Pse pati mungesë së besimit? Sepse mesa duket bëmë disa gabime në opozitë, por dhe gjatë fushatës elektorale. Por unë do të përqëndrohesha kryesisht gjatë opozitës. Sigurisht vendimi për të dalë nga parlamenti, për t’i dhënë mundësinë Edi Ramës për të ndryshuar sistemin zgjedhor, ka ndikuar shumë në zgjedhjet e 25 Prillit. Gjithashtu mospjesmarrja në zgjedhjet lokale ka bërë që në kuti të mungonin me dhjetra mijëra vota të demokratëve. Janë të gjitha vendime që nuk kanë ndikuar për mirë në zgjedhjet e 25 Prillit.
Zëri i Amerikës: Megjithatë duket sikur ka një qasje të kundërt mes jush, përfshirë dhe kolegët tuaj që janë në garë duke sfiduar zotin Basha, dhe vetë zotit Basha nga ana tjetër, mbi rezultatin e zgjedhjeve të 25 Prillit. Ndërsa ju pranoni se PD-ja ka humbur në këto zgjedhje, zoti Basha, gati gati është paraqitur si me një sfidë ndaj jush duke thënë se, që ta pranosh se Edi Rama ka fituar, atëherë kjo do të konsiderohej një dorëzim…
Agron Shehaj: Jemi në rrafshin e lojërave të fjalëve. E vërteta është që demokratët nuk janë në pushtet. Pastaj, kushdo mund ta quajë humbje, dikush tjetër mund ta quajë fitore. Por në thelb ne jemi në opozitë, demokratët janë në opozitë.
Nuk ka asnjë rëndësi se çfarë emri do t’i japim. Kush nuk do të mbajë përgjegjësi, do thotë që e vetmja arsye që humbëm është se pati blerje masive të votave, përdorim të Shtetit. Janë gjëra absolutisht të vërteta, që kanë ndodhur, të cilat duhet t’i denoncojmë dhe drejtësia duhet të hetojë dhe të dënojë. Por ne nuk mund të bëjmë sikur nuk i shohim të vërtetat e tjera që gjithashtu kanë ndikuar në rezultatin e 25 Prillit, që janë pikërisht ato që përmenda, gabimet që kemi bërë në opozitë. Dhe një fushatë elektorale që duhet të ishte më shumë e përqëndruar mbi problemin kryesor që kanë shqiptarët, që ka Shqipëria, e që nuk është vetëm i kësaj qeverie, por i Shqipërisë në 30 vitet e fundit, që është korrupsioni, të cilit kjo qeveri i ka shtuar dhe një problem tjetër, kapja e ekonomisë nga një grusht njerëzish që ne i quajmë oligarkë.
Unë mendoj se fushata elektorale, duhet të kishte si tema kryesore këto dy çështje. Fatkeqësisht kjo nuk u bë, nuk ndodhi. U fol për çështje të tjera që mesa duket nuk e bindën elektoratin ashtu si ne prisnim.
Zëri i Amerikës: Çfarë ndikimi mendoni ju se do të ketë mbi Partinë Demokratike, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në territorin e Shteteve të Bashkuara për zotin Berisha, qoftë dhe për faktin se ai është një njeri më ndikim në parti dhe do të jetë sërish deputet në parlamentin e ri?
Agron Shehaj: Padyshim që ky vendim ka qenë një goditje e rëndë për PD-në, për zotin Berisha sigurisht e për çdo demokrat. Unë e kam shprehur dhe herë tjetër mendimin tim për kontributin e pamohueshm të zotit Berisha jo vetëm për PD-në por për Shqipërinë në këto 30 vjet. Nga ana tjetër ky është një vendim politik i SHBA-ve.
Unë vendosa të kandidoj për kryetar të PD-së sepse mendoj që ne duhet të forcojmë PD-në e të punojmë për të ardhmen e PD-së dhe për të ardhmen e Shqipërisë.
Zëri i Amerikës: Pas publikimit tuaj në Facebook mbi takimin me ambasadoren amerikane pati një valë kritikash në komentet mbi këtë takim. A i druheni një fryme antiamerikane në PD, pas vendimit ndaj zoti Berisha?
Agron Shehaj: Eshtë e sigurtë që siç thashë, vendimi i Departamentit amerikan të Shtetit ka lënduar shumë demokratë. Dhe isha i vetdijshëm se bërja publike e atij takimi, do të kishte reagime. Isha i vetdijshëm për këtë. Por vendimet politike që unë marr, nuk shohin vetëm efektet e menjëhershme, pavarësisht se ato mund të jenë negative për momentin. Por unë jam i bindur, se raporti i PD-së me SHBA-të duhet të jetë sa më i ngushtë. E ardhmja e PD-së nuk mund të jetë veçse në krah të SHBA-ve.
Nuk besoj se në PD ka rrezik të ketë një frymë antiamerikane. Kur u shpreha para disa ditësh në një intervistë, kam folur për një grup individësh që nuk janë pjesë e PD-së, janë të jashtëm dhe janë të kontraktuar nga lideri i PD-së. Po flasim për individë jashtë PD-së. Dhe nuk kam folur kurrë që brenda PD-së ka ndonjë rrezik të ndonjë fryme antiamerikane
Zëri i Amerikës: Ju vini nga bota e biznesit. Jeni një sipërmarrës i suksesshëm. Hytë në politikën aktive në 2017, me propozim direkt të zotit Basha. Ashtu si dhe në biznes, edhe në politikë ka peshë eksperienca. Fakti që jeni relativisht “i ri” në strukturat e PD-së, a ju ka penguar gjatë këtyre ditëve të fushatës?
Agron Shehaj: Jo, absolutisht. Unë këtë e shoh në favorin tim, faktin që jam ri në politikë, e deri diku dhe në moshë. Në asnjë mënyrë nuk më ka penguar. Ajo që shoh unë është se demokratët duan ndryshim, për një arsye të thjeshtë, se kemi vite që nuk fitojmë. Demokratët duan të fitojnë dhe fitorja nuk mund të vijë veçse përmes ndryshimit. Shumë vëzhgues të politikës mund të mendojnë se unë nuk kam eksperiencën e duhur në politikë. Por unë mendoj se demokratëve dhe shqiptarëve, nuk është e thënë se u duhen politikanë me eksperiencë, se kjo do të thotë që kanë shumë vite në politikë. Unë mendoj se duhen politikanë të rinj, që kanë treguar se kanë përvojë dhe në fusha të tjera, që janë të papërfolur dhe që ngjallin besim të njerëzit.
Zëri i Amerikës: Në fillim të kësaj gare, ju të gjithë, edhe kandidatët e tjerë, folët për kushte të pabarabarta. Kjo pabarazi mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar sipas jush?
Agron Shehaj: Që kushtet janë të pabarabarta kjo është e qartë. E dinë të gjithë. Edhe afatet e kanë thelluar pabarazinë në këtë garë. Unë isha i vetdijshëm kur u futa në garë që këto do ishin kushtet, kështu që nuk mund të ankohem sot. Pork y është një fakt. A kanë ndikim? Sigurisht që kanë ndikim. Por sërish unë mendoj që nëse demokratët do të vendosin për ndryshimin, për një ndryshim të lidershipit, të mënyrës se si është drejtuar PD, si kemi dalë ne përbëllë votuesve, jam i bindur se pavarësisht pabarazisë, ky ndryshim mund të ndodhë. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38